Asnjë tavolinë nuk dezinfektohet kur ndërrohen klientët
Pasi klientët lëvizën, kamarieri u mjaftua vetëm me pastrimin e tavolinës, por nuk bëri dezinfektimin e saj. E njëjta skenë është e pranishme thuajse në çdo kafene të kryeqytetit. Në kohë pandemie, secili qytetar mund të jetë burim infeksioni për të tjerët. Ndaj dezinfektimi i tavolinave dhe karrigeve për çdo klient të ri që ulet në lokale apo mjedise të tjera është një detyrim që rrjedh nga protokolli i sigurisë.
Sipas inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, subjektet i përmbahen pikave formale të protokollit, por dezinfektimi i vazhdueshëm i mjediseve kërkon ende ndërgjegjësim.
Lokalet janë mjedise ku shqiptarët shpenzojnë shumë kohë. Specialistët thonë se virusi Covid mund të qëndrojë aktiv në sipërfaqe nga disa orë deri disa dite, nëse vendi nuk dezinfektohet. E pikërisht duke u mjaftuar vetëm me pastrimin sipërfaqësor të tavolinës nga kamarieri, të tjerë klientë do të ulen aty, me riskun për të rënë pre e virusit.
Tv Klan