Lajme Arkiva – TV Kaan 2004

Postblloqe të shumta policie kanë filluar kontrollet në akset kryesore të rrugëve kryesore të Tiranës. Mjete të ndryshme dhe persona që lëvizin në to, i janë nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga efektivëve të rendit dhe policia rrugore.

Policia ka kontrolluar shtetas të ndryshëm për armëmbajtje dhe dokument identifikimi për të mos lejuar lëvizjen e personave të shpallur në kërkim, që përbëjnë dhe rrezik për prishjen e rendit gjatë mitingut që do të mbahet. Një plan i veçantë masash është hartuar nga policia e shtetit.

Përveç efektivëve të Drejtorisë së Tiranës, në gatishmëri do të jenë dhe oficerë policie dhe agjentë civil nga rrethet. Këta të fundit nuk do të dalin në shesh dhe bulevard, por do qëndrojnë në gatishmëri, pranë drejtorisë për ndërhyrje për raste emergjence.

Godina e kryeministrisë do të jetë objekti më i mbrojtur. Përveç rrethimit me materiale ndërtimi që tashmë janë vendosur rreth kësaj godine, aty do të vendosen dhe mjaft efektivë të rendit, forcave speciale, si dhe efektivë të Gardës, që kanë të drejtë të ndërhyjnë etëm në rast se cenohet godina qeveritare.

Drejtoria e policisë së Tiranës dhe disa komisariate të qyteteve të ndryshme në vend, gjatë orëve të natës, pritet të kalojnë në gjendje gatishmërie./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj