Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Aksioni i policisë ndërtimore dhe asaj tatimore ka zbritur mbi lumin Mat. Qëllimi ishte bllokimi i të gjitha aktiviteteve të paligjshme që gërryejnë shtratin e këtij lumi. Lavatriçe zhavorri, impiante prodhimi, ekskavatorë e mjete të tjera transporti punojnë privatisht dhe ilegalisht mbi këtë lumë. Masat që ndërmori policia tatimore ishte bllokimi i aktivitetit të atyre që nuk kanë paguar detyrimet.

“Shpresojmë se ky aksion do të jetë në vazhdimësi dhe në shkallë republike, për të bërë të mundur që gjithë subjektet që kanë ndërmend të punojnë në këto procese pune, të jenë të pajisur me dokumentacion të rregullt”.

Aksioni do të vazhdojë edhe në pika të tjera, ku janë ngritur aktivitete të tilla mbi zonat e pa studiuara gjeologjike./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti