Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nga gërmimet pa kriter të një firme ndërtimi, rrezikon të shembet një pjesë e godinës së drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor në kryeqytet. Fadroma e firmës Bion, rreth orës 16 të pasdites, ka prishur murin rrethues të kësaj drejtorie dhe ka gërmuar deri në themelet e saj. Të shqetësuar punonjësit lajmëruan komisariatin nr.2 dhe policinë ndërtimore.

“Mirë që u shemb, por kanë dalë edhe themelet e ndërtesës së drejtorisë, rrezik të shembet po të bjerë ndonjë shi, rrezikohet edhe godina”.

Kryetari i degës së policisë ndërtimore për Tiranën shprehet, se firma që bëri dëmin do të detyrohet ta riparojë atë brenda mesditës së nesërme.

Policia ndërtimore:- “Ndaj firmës do të merren masa konform ligjit për policinë e ndërtimit në vazhdimësi, natyrisht që firma ka leje ndërtimi, por nuk ka dorëzuar dosjen në policinë e ndërtimit dhe nuk ka marrë vërtetim për fillim punimesh sipas procedurave që ne kemi“./tvklan.al