Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ka qenë ky debati që punëtorët e policisë ndërtimore kanë zhvilluar sot me një nga banoret e pallateve të ambasadës kroate. Dy ditë më parë, fadromat e ndërtimores kanë ndërmarrë një aksion për prishjen e shtesave pa leje të pallateve në zonën e “Tiranës së Re”. Por kur është hedhur në tokë shtesa, është dëmtuar dhe fasada ekzistuese e pallatit.

Drejtori i policisë ndërtimore dega Tiranë, Astrit Memushi thotë, se ligjërisht policisë ndërtimore nuk i takon që t’i dëmshpërblej banorët, për dëmin e shkaktuar, pasi i kishin paralajmëruar disa herë për t’i prishur këto shtesa dhe nga ana e banorëve nuk ishte vepruar.

Astrit Memushi:- “Policia e ndërtimit, ligjërisht nuk mban asnjë lloj përgjegjësie, për riparimimin e fasadës, sepse ligjërisht, banorët pasi njoftohen nga policia e ndërtimit, duhet të marrin masa për prishjen e objektit në mënyrë të vullnetshme. Megjithëse ne nuk kemi detyrim ligjor, përsëri, nga ana humane, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm u ngrit një grup pune, i cili verifikoi dëmet e fasadës dhe u vendos që në bashkëpunim me nje firmë ndërtimi, të merreshin masa për riparimin e kësaj fasade”.

Ndërsa banorët e pallatit janë të vetëdijshëm, se këto shtesa pa leje duhet të prisheshin dhe dëmtimet e pallatit nuk mund të evitoheshin pasi ishte e vështirë ndërhyrja, por ata kërkojnë që para se të rregullohet fasada, të shohim projektin që ka firma e zgjedhur për restaurimin e fasadës së pallatit.

Banorja:- “Erdhën në 12 të natës, u prish në mënyrë makabre, sepse duhej prishur, por nuk prishej ashtu, ajo nuk ka program rruga, priste avash-avash”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka