Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Bulqizë. Policia thotë se u desh ndjekja ndaj të riut që udhëtonte me një motor për ta arrestuar.
Uniformat blu thonë se shkak u bë mosbindja e tij për t’iu bindur urdhrave të policëve për të ndaluar.
Pasi e kapën, ata i gjetën 33-vjeçarit një sasi kanabis të fshehur në trup. Lëndën narkotike ai do ta përgatiste në doza për ta shitur më vonë.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti që drejtonte 33-vjecari, një aparat celular dhe 110 Euro”, njoftoi policia./tvklan.al