Fjolla Morina prej kohësh është përfolur nëpër media për lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla dhe për arrestimin e saj pasi u kap nga policia me dy armë në makinë në pikën kufitare Morinë.

Gjykata vendosi si masë sigurie për këngëtaren  arrest në shtëpi dhe ajo filloi të qëndronte në një banesë me qira në Kukës. Por së fundmi policia ka njoftuar se Fjolla është arratisur dhe është shpallur në kërkim.

Pas kësaj arratisje Fjolla është rikthyer në rrjetet sociale me postime. Ajo ka publikuar në Snapchat disa foto me partnerin Fisnik Syla dhe të afërmit e tyre. Kjo të do thotë se Fjolla po shijon lirinë ndërkohë që policia është në kërkim të saj. /tvklan.al