16 efektivë të policisë shqiptare kanë bashkuar forcat në Gjermani me kolegë të kombëtareve pjesëmarrëse në Euro2024.
Punonjësit e policisë kanë disa detyra në këtë mision tepër të rëndësishëm. Por ajo më kryesorja prej tyre është shoqërimi i Kombëtares shqiptare gjatë lëvizjeve të saj
Menjëherë 6 oficerë të lartë u pozicionuan në qendrën ndërkombëtare për bashkëpunim policor në qytetin Neuss (Nois), ndërsa pjesa tjetër u vendosën në Bamberg (Bembërg).
Nancy Faeser, ministrja e Brendshme Gjermane: Ne jemi shumë të lumtur që kemi kaq shumë mbështetje ndërkombëtare. Kemi gjithsej 580 forca policie nga të gjithë pjesëmarrësit. Vendet dhe shtetet fqinje të Republikës Federale të Gjermanisë, ju falënderoj shumë. Ne presim 2.7 milionë njerëz në stadiume dhe deri në 12 milionë vizitorë në Gjermani, në zonat e tifozëve.
Ekipi i policisë nga data 10 deri në 13 Qershor është trajnuar dhe më pas certifikuar, teksa më pas do bëhen bashkë me 22 mijë punonjësit e policisë federale të cilët do të përqendrohen në kufij, stadiume, sheshe, aeroporte, stacione treni dhe zona të tjera të frekuentuara.
Grupi i policisë shqiptare, do të qëndrojë në Gjermani në varësi të rezultatit të Kombëtares sonë.
Në rast të ndërprerjes së rrugëtimit të ekipit kuqezi, policia shqiptare do të rikthehet në Shqipëri 1 ose 2 ditë pas tyre.
Klan News