Ardhja e sezonit turistik e gjen Policinë e Tiranës me masa të shtuara për sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve të huaj. Forcat “Shqiponja” janë një prej sektorëve të angazhuar në këtë plan masash.
Elona Kuka, specialiste e Njësisë “Shigjeta”: Sapo kemi përfunduar instruktazhin. Punonjësit e policisë janë njohur me vendet e tyre të shërbimit, me problematikat në terren dhe në ndjekje. Ju është dhënë porosia e veçantë që të kenë kujdes në komunikimin me qytetarin, gjatë kontrollit të mjeteve, gjatë kontrollit të mjeteve dhe të personave të dyshimtë dhe të kenë reagim sa më të shpejtë në dhënien e situatave dhe në shkaurjen sa më të shpejtë në vendin e ngjarjes.
Kreshnik Ahmetaj, efektiv i forcës së posaçme “Shqiponja”: Në prag të sezonit turistik, ne të jemi sa më pranë qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, sidomos në zonat që kanë fluks të shtuar të mjeteve dhe personave dhe gjithashtu jemi në mbështetje të shërbimit të rendit dhe të qarkullimit rrugor në çdo zonë që është e nevojshme ndërhyrja jonë.
Pjesë e punës së përditshme të këtij sektori janë dhe ngritja e postblloqet në disa prej zonave të Tiranës.
“Tv Klan është ndalur në një nga postblloqet e forcave “Shqiponja” këtu në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet ku në fokus janë personat në kërkim, ata me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe automjetet e dyshimta”, raporton gazetari Merin Maçi.
Por cilat janë moshat më problematike në fokusin Shqiponjave?
Kreshnik Ahmetaj, efektiv i forcës së posaçme “Shqiponja”: Moshat deri në 30 vjeç, pasi janë moshat që janë të ekspozuara ndaj veprave penale, siç është armëmbajtja pa leje apo përdorimi i lëndëve narkotike.
Ndërkohë sa i takon zonave më problematike në kryeqyet, sektori “Shqiponja” ka të evidentuara ish-Bllokun, Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Komunën e Parisit, Laprakën dhe Freskun.
Tv Klan