Policia e Shtetit ka nisur të telefonojë të gjithë qytetarët që janë kthyer në Shqipëri nga vendet e prekura nga koronavirusi.
Autoritetet kanë identifikuar të gjithë këta qytetarë dhe tashmë po i telefonojnë duke i vënë në dijeni se duhet të vetëizolohen për dy javë.
“Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të përballen me masa ligjore”, njofton Policia e Shtetit.
Ndërkohë, qeveria shqiptare ka ndërmarrë masa të ashpra duke ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe duke udhëzuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. /tvklan.al