Policja vret prindërit, dy vëllezërit dhe veten
Në Gjilan të Kosovës është shuar një familje e tërë. Me armën e punës, efektivja e policisë Valdete Bllaca ka vrarë 4 anëtarët e familjes, prindërit dhe dy vëllezërit.
Fillimisht ka shtënë mbi nënë dhe babin dhe më pas dy vëllezërit, që ishin më të vegjël se 44-vjeçarja. Pas krimit ajo ka vrarë veten.
Ngjarja ka ndodhur në banesën dykatëshen ku jetonte familja Bllaca. Dyshohet se 44-vjeçarja vuante nga problemet psikike. Policia ka mohuar zërat se ajo ka qenë e pezulluar nga detyra.
“Ka qenë policie e stacionit policor të Gjilanit, police e Kosovës. Nuk ka qenë e suspenduar”.
Ndërkohë ende nuk janë bërë të qarta motivet e kësaj vrasje të pesëfishtë.
Familjen më të afërt, në këtë rast axhën e zyrtares policore e ka vizituar kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka propozuar ditë zie ditën edhe kur do të bëhet varrimi i familjes Bllaca.
Trupat e pajetë të tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Tv Klan