Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ditët e para të muajit Shkurt kanë zmadhuar përmasat e fjalës kontrabandë në fjalorin politikë në Shqipëri. Zërit të drejtuesve të opozitës i është shtuar dhe ai i Natalina Çeas, ish-shefes së misionit të BE-së në Tiranë, për anti-kontrabandën. Çea ende nuk ka dhënë emra konkret në motivacionet e dorëheqjes së saj, në deklarimet e hetuesve italian. Skandali i vizave italiane dhe hetimet për misioni humanitar Ylberi kanë sjellë në Tiranë për të disatën herë numrin dy të diplomacisë italiane Umerto Ranieri.

Ndërkohë kanë inspektuar Partinë Demokratike grupi i përfaqësuesve të partive të djathta europiane. Ata kanë kërkuar më tepër demokraci të brendshme brenda kësaj partie. Ndërsa reformatorët kanë përsëritur kërkesën për një kongres të jashtëzakonshëm të demokratëve. E njëjta formulë mund tju vij në ndihmë edhe aleancistëve, jo vetëm nga zvogëlimi i peshës në qeveri por edhe nga problemet e brendshme, që ju kanë dalë ditët e fundit.

Në fillim të javës pasi është ulur në tryezë me artistët grevistë, kryeministri Ilir Meta është takuar në pjesën greke të liqenit të Prespës, me fqinjët Simitis e Gjeorgjevski. Më 11-13 Shkurt Meta do të marrë pjesë në samitin ballkanik të Bukureshtit, ku do të nënshkruhet karta e bashkëpunimit dhe fqinjësisë, në rajonin e bekuar nga pakti i stabilitetit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame