Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Pas fitores së presidentit amerikan Xhorxh W. Bush në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka reaguar pozitivisht mbarë politika shqiptare. Mesazhe urimi në drejtim të presidentit të rizgjedhur janë dërguar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu dhe kryeministri i vendit Fatos Nano.
I gjithë spektri politik shqiptarë dhe veçanërisht dy partitë e mëdha, PD dhe PS, shohin tek kjo fitore forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, por dhe një shembull të mirë të mënyrës demokratike të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme.
Sali Berisha: “Partia Demokratike, përshëndet përzemërsisht këtë fitore të presidentit Bush dhe Partisë Republikane dhe është e bindur që shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në rajon, sikundër gjer sot, do të kenë mbështetjen e presidentit, qeverisë dhe kombit amerikan në rrugën e tyre të lirisë, demokracisë dhe integrimit euroatlantik.”
Maqo Lakrori: “Partia Socialiste e Shqipërisë, ka bindjen e plotë, se presidenti Bush, ashtu si deri më sot, do të vazhdojë të jetë miku ynë i ngushtë, garant për integrimin tonë euroatlantik, për paqen stabilitetin dhe progresin e gjithanshëm edhe në rajonin tonë.”/tvklan.al
Gazetare: Mimoza Koçiu