Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Në Partinë Demokratë të Re, duket se po kristalizohen dy qëndrime të kundërta, përsa i takon bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Njëra palë ruan frymën opozitare, por nguron të krijojë aleanca me PD.
Kryetari i PDR Genc Pollo, shprehet se vota e deputetëve refomatorë, do të jetë pro largimit të kryeministrit Fatos Nano, me anën e mocionit të mosbesimit, kërkesë kjo e bërë nga PD, por gjithsesi sipas Pollos, këto mocione nuk rezultojnë të suksesshme.
Genc Pollo:- “Këto mocione për mosbesim janë bërë shumë dhe rezultati dihet. Mocionet për debat, janë të mira, i shërbejnë shtjellimit të çështjeve, vetëm se nuk duhet të degjenerojnë në sharje personale. Parlamenti është për të folur dhe për të debatuar këto probleme, mocione për debat kemi iniciuar dhe ne dhe disa”.
Ndryshe nga funksionarë të tjerë të PDR, të cilët kanë kundërshtuar bashkëpunimin me PD, sekretari i përgjithshëm Kreshnik Çollaku, mendon se PDR duhet të krijojë aleancë më PD dhe të lërë mënjanë tentativat për të hyrë në qeveri.
Kreshnik Çollku:- “Marrëdhëniet ndërmjet PDR dhe PD, nuk mund të ngelen peng i opinioneve apo i simpatirave apo antipatirave personale të ndonjë individi, si në PDR, si në PDSH. Vullneti politik i demokratëve qoftë të reformuar, qoftë të PD është ai i bashkëpunimit. Liderët nuk kanë pse të mbajnë peng formulat politike, me tryeza të stisura, të cilat synojnë mbi të gjitha të mbyllin pazaret e ndonjë individi”.
Disa ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar i PDR Nard Ndoka, kërkoi ngritjen e një ministrie për të përndjekurit./tvklan.al