Ferdinand Pone: “Mister Rama apo mister 350 ditshi, për zvarritjen pa fund të lejeve të ndërtimit. 350 ditë është mesatarja në Tiranë e shprehur nga Organizmat Ndërkombëtar për të marrë një leje ndërtimi që do të lironte e çlironte qytetin nga tentakulat e kësaj vdekje të paralajmëruar të zhvillimit dhe biznesit, i ka ngelur ose mendon se i ka ngelur vetëm një instrument, ky instrument i dështuar, i shëmtuar të zvarrisë, pengojë e të sabotoj miratimin e planit për të vazhduar të copëzoj e betonizojë Tiranën për të vazhduar okazionalitetin abuziv të dëshirave të tij alucinante. Grupi i këshilltarëve të PD-së, do të kërkojë e thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkisë Tiranë për t’i dhënë fund kësaj situate”.
Eduard Shalsi: “Plani Rregullues i Tiranës ka përfunduar, është debatuar gjerësisht me publikun, është miratuar në Këshillin e Rregullimit të Territorit pasi është hartuar nga studio zvicerane e përzgjedhur nëpërmjet konkursit ndërkombëtar. Sulmet e koordinuara mes Berishës dhe Metës në adresë të urbanistikës të Bashkisë Tiranës, nuk na shqetësojnë për vete. Pasi jemi mësuar me trysninë e baltës dhe të mllefit të politikës së vjetër, por na shqetësojnë si sulmet talebane ndaj sipërmarrjes së lirë, ndaj njerëzve që duan të projektojnë, të investojnë dhe të ndërtojnë atdheun e tyre”./tvklan.al