Gjiri i i Porto Romanos pritet të jepet me koncesion për 30 vjet për ndërtimin e një pontili të naftës dhe gazit. Koncesioni, si rrallë herë, i akordohet bashkimit të tri kompanive shqiptare, dy importuese nafte dhe një kompanie ndërtimi. Komisioni parlamentar i ekonomisë miratoi darft-marrëveshjen e qeverisë që parashikon koncesionin dhe përjashtimin e kësaj kompanie nga taksat doganore për ndërtimin e pontilit që pritet të kushtojë afro 18 mln euro.

Investimet në gjirin e Porto Romanos, sipas marrëveshjes, duhet të zgjasin deri në tre vjet. Investimi do të kryhet në dy faza: në fazën e parë, e cila pritet të përfundojë brenda një viti e gjysmë, parashikohet që pontili të përpunojë 7 000 ton naftë dhe 3 000 ton gaz të lëngshëm. Deputetë të komisionit të ekonomisë kërkuan që marrëveshja të saktësojë edhe sanksione në rast të mos kryerjes së investimeve në zonën e Porto Romanos nga koncesionari shqiptar. /tvklan.al