Sociologët dhe psikologët sugjerojnë që përpara nisjes së një bashkëjetese, çifti duhet të diskutojë paraprakisht edhe aspektin financiar. Ketlin Pjalmi thotë se në rastin e saj, kjo nuk ka ndodhur dhe gjithçka ka rrjedhur natyrshëm.

Këngëtarja tregon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se të dy ishin në dijeni të punës me të cilin merrej tjetri dhe nuk kishte qenë një temë diskutimi për ta. Megjithatë, ajo ka një këshillë për këdo që mendon të ndërmarrë këtë hap. Sa i përket se kush e mban portofolin, pas martesës kompromisi ndryshon.

Ketlin Pjalmi: Fillimisht të jenë stabël ekonomikisht vetë sepse mendoj që kjo është shumë e rëndësishme. Kjo është e rëndësishme edhe në përzgjedhjen që ti bën për atë tjetrin, nuk shtyhesh nga ana ekonomike, por njëkohësisht je më i qetë në bashkëjetesën tënde. Ne nuk e kemi pasur të nevojshme ta diskutojmë, por duke pasur parasysh që bashkëshorti ka një biznes, unë kam një biznes, ai ka të ardhurat e veta, unë të miat, ia kemi lejuar vetes që thjesht aty ku ka nevojë, është herë njëri e herë tjetri. Po ashtu edhe në pushime, po ashtu edhe në dhurata. Faktikisht ne jemi një shoqëri që ndoshta koncepti është që është burri i familjes ai që mban familjen dhe mund të them që edhe në familjen tonë,  pjesën më të  madhe e mbulon bashkëshorti por kjo nuk ka ardhur se kështu e kemi zgjedhur, thjesht gjatë rrugës…

Ardi Borova: Lekët kush i mban?

Ketlin Pjalmi: Secili të vetat, por në momentin që i mungon njërit diçka, padiskutim që nuk janë më të tijat apo të miat, pra kur vjen puna për t’i fituar, fiton secili të vetat, për t’i shpenzuar, bën Zoti mirë./tvklan.al