Portugalia është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2016.
Skuadra e Cristiano Ronaldo u kualifikua pas goditjes së 11-metërshave, në përballjen me Poloninë, e zhvilluar sot në Marsejë. Çerekfinalja e parë e Europianit ishte me shumë ritëm dhe raste për gol.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1 – 1 ashtu si pjesët shtesë. Golat u realizuan të dy në pjesën e parë.
Lewandoëski shënoi i pari që në minutën e dytë, ndërsa Renato Sanches barazoi në të 33’. Goditjet e penalltive vendosën fatin e takimit me rezultatin e përgjithshëm 6 – 4.
Portugalia në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e takimit Uells – Belgjikë që do të luhet të nesër në mbrëmje.
Tv Klan