Partia Republikane ka nisur organizimin në rrethe në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Kryetari i saj Fatmir Mediu ka shfrytëzuar takimin e asamblesë rajonale të Shkodrës, për t’i bërë thirrje klasës politike të kontribuojë në zgjedhjet e ardhshme të shënojë një hap përpara në standardet që ka arritur vendi.
Fatmir Mediu: “Është më se e domosdoshme që klasa politike shqiptare kudo që ndodhet të ketë koshiencën e nevojshme të rakordimit të qëndrimeve të tyre të përbashkëta. Për ti kthyer këto momente pozitive këtë vit, i cili ka qenë viti i shqiptarëve, më shpalljen e pavarësisë, me marrjen e ftesës, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ti kthejmë në favor të interesit tonë kombëtar, në favor të zhvillimeve tona kombëtare, në favor të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.”
Riorganizimi i strukturave të republikanëve nëpër rrethe i paraprin një turi takimesh që kreu i saj do të ndërmarrë në të gjithë vendin në prag të vitit elektoral./tvklan.al
Gazetar: Simon Shkreli