20 serbë janë arrestuar në Mal të Zi, pasi akuzohen se po planifikonin një sulm pas mbylljes së votimeve, që u mbajtën ditën e sotme në vend.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet policore, sipas të cilave, të arrestuarit kishin planifikuar që të sulmonin institucionet shtetëtore, policinë dhe zyrtarë të lartë.

Sipas kreut të policisë, Slavko Stojanovic, një prej të dyshuarve aktualisht është në arrati.

Zgjedhjet në Mal të Zi vijnë në një kohë kur tensionet mbi planet për të shkëputur marrëdhëniet mes vendit dhe Perëndimit janë tepër të larta.

Të arrestuarit, sipas Stojanovic, akuzohen për krijimin e një organizate kriminale dhe terrorizëm.

Sondazhet flasin për një diferencë të ngrushtë mes palëve, që prej Pavarësisë dhe në vend ekziston frika e shpërthimit të dhunës mes mbështetësve të opozitës dhe atyre të qeverisë, pas shpalljes së rezultatit./tvklan.al