Policia e Vlorës ka arrestuar pasditen e sotme, Dorina Ndou (Mino), 30- vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi”.
Sipas burimeve të policisë Ndou ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Mbi 30- vjeçaren me profesion Pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali” kishte një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Vlorës./tvklan.al