Lajme Arkiva 2003

Antimafia italiane ka prangosur një shtetas shqiptar i skeduar si korrieri i një organizate të trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve italiane organizata ka arritur të fus në këtë shtet në pak muaj sasi të konsiderueshme droge, heroinë dhe kokaine.

Pëllumb Daci 37 vjeç u arrestua në Milano, ndërsa në banesën e tij  në Brindisi, u gjetën disa dokumente identifikimi false.

Daci është person i kërkuar edhe nga Pokuroria shqiptare e cila ka firmosur urdhër arrestin dhe së shpejti pritet që ai të ekstradohet këtu.

Daci akuzohet për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në organizatën kriminale për trafikimin ndërkombëtar të drogës. Organizata kishte disa bashkëpunëtorë në Durrës të cilët aktivizonin kanale të ndryshme për ta transportuar mallin në Itali./tvklan.al