Lajme Arkiva 2003
Anëtarët e djathtë të komisionit të fajdeve janë deklaruar para mediave se vetëm raporti dhe hetimi i tyre nuk ka dal nga zyrat e kompjuterat e Farudin Arapit. Por ndërsa është kthimi i parave, jo i lojërave politike ajo çfarë u intereson qytetarëve deputeti Zogaj për Tv Klan tha:
Preç Zogaj: Ne kemi propozuar zgjidhje të reja për të përftuar 100 milionë Dollarët që janë në duart e debitorëve. Transparenca ka dështuar për ti marrë këto para. Administratorët pohuan publikisht se ne nuk i marrim dot. 1% ,0.8% të këtyre vlerave kanë marrë administratorët, ne propozuam zgjidhjen se si të merren këto 100 milionë dollarë. Qeveria ka detyrimin që të kompensojë kreditorët për dëmet që shkaktoi.
Deputetët e djathtë të komisionit të fajdeve deklaruan gjithashtu se së shpejti raporti i tyre do ti dërgohet i plotë organit të prokurorisë./tvklan.al