Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Prefekturën e Elbasanit është zhvilluar një takim i zgjeruar mes përfaqësuesve të Pushtetit Lokal, OJQ, UNHCR-së si dhe me pjesmarrjen e Zv/ministrit të Pushtetit Lokal dhe përfaqësuesve të grupit të emergjencës qeveritare.

Në këtë mbledhje Prefekti Hushi ka vënë në dukje të gjitha vështirësitë që ka kaluar prefektura e Elbasanit në pritjen dhe strehimin e të ardhurve nga Kosova. Zoti Hushi u ka kërkuar Organizatave Jo Qeveritare dhe UNHCR-së një kohë më të gjatë qëndrimi të tyre në Prefekturën e Elbasanit, si dhe mundësinë e dhënies së një ndihme financiare për rikthimin e gjendjes së më parshme.

Të katër rrethet kanë gati projektet për investime të cilat kapin vlerën e 11 milion dollarëve. Gjithashtu zoti Hushi, u ka kërkuar Organizatave Jo Qeveritare dhe UNHCR-së mundësinë e dhurimit të pajisjeve që u vunë në dispozicion të kosovarëve të cilat kryesisht ishin të përdorshme në rrethin e ujësjellësit atë elektrik si dhe në pajisjet elektro shtëpiake./tvklan.al