Qendrat për përpunimin e kërkesave të azilit për llogari të Italisë në Gjadër do të monitorohet edhe nga Kombet e Bashkuara.
Në një intervistë për shtypin italian, kreu i UNHCR-së Filipo Grandi thotë se qeveria italiane i ka kërkuar të dërgojë monitorues për të mbikëqyrur punën pranë këtyre qendrave.
Kërkesa e qeverisë së Giorgia Melonit është bërë pasi opozita italiane e ka vënë marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e këtyre qendrave, në shenjestër të akuzave kryesisht për shkelje të të drejtave të refugjatëve.
Sipas komisionerit të lartë të OKB-së për refugjatët, monitoruesit do të verifikojnë si fillim nëse këto qendra përputhen me ligjet ndërkombëtare.
Marrëveshja e 6 Nëntorit mes Kryeministrave Rama dhe Meloni parashikon që në kompleksi i pritjes së refugjatëve në Gjadër të strehojë jo më shumë se 3 mijë azilkërkues që kapen në ujëra ndërkombëtare pranë brigjeve italiane, deri në përfunundimin e procedurave të vlerësimit të kërkesave të tyre për azil.
Hapja e kampit që parashikohej fillimisht në Maj, u shty disa herë. Sipas Kryeministres italiane, shtyrja lidhet me perfeksionimin e këtij kompleksi, i cili sipas saj pritet të jetë shembull në gjithë botën.
Tv Klan