Klubet e Premier Ligës do të votojnë një propozim për të hequr VAR nga përdorimi në sezonin e ardhshëm. Në mbledhjen e përgjithshme vjetore muajin e ardhshëm do të diskutohet propozimi i bërë nga Uolvs, që ka kërkuar që gjyqtari-ndihmës me video të mos jetë pjesë e lojës. VAR është përdorur në kampionatin anglez që nga vitit 2019 dhe shpesh ka ngritur dyshime tek ekspertët dhe tifozët anglezë.
Ky vit futbollistik ka pasur shumë episode të diskutueshme, që sipas “The Athetlic” kanë sjellë shumë pakënaqësi nga klubet e Premier Ligës. Votimi do të bëhet në 6 qershorin e ardhshëm. Sipas zëdhënësit të Premier Ligës, vendimi për të prezantur VAR u mor në birëbesim për interestat e futbollit në kampionat, por episode të shutma negative të paparashikuara kanë dëmtuar raprotin mes tifozit dhe futbollit, duke dëmtuar imahzine kompeticionit. Klubet e Premier Ligës kanë të drejtën që të propozojnë ndryshime, të cilat miratohen nëse marrin 2/3 e votave, pra 14.
Nga VAR ka pasur një sërë polemikash këtë sezon, në veçanti goli i anuluar gabimisht i Liverpool kundër Tottenham. Por pakënaqësi ka pasur edhe nga Notingham Forest, që është ankuar vazhdimisht për përdorimin e teknologjisë, madje ka protestuar edhe në Premier Ligës.
Klan News