Tottenham u rikthye te fitorja në Premier League. “Spurs” triumfuan 0-2 në transfertë ndaj Brentford, në sfidën e javës së 24-t.
Autogoli i Janelt dhe goli i shënuar nga Sarr, i dhanë tre pikët skuadrës londineze. Me këtë sukses, Tottenham ngjitet në vendin e 14-të me 27 pikë, ndërsa Brentford renditet i 11-ti me 31 pikë.
Manchester United vazhdon me zhgënjimet këtë sezon. “Djajtë e Kuq” u mposhtën me të njëjtin rezultat nga Crystal Palace në shtëpi.
Dopieta e Mateta në pjesën e dytë, i shkaktoi disfatën e radhës skuadrës së Amorim, e cila tashmë mban vendin e 13-të me 29 pikë, 1 pikë më pak se Crystal Palace. /tvklan.al