Yjet e Hollywood Nicole Kidman, Javier Bardem dhe Rachel Zegler morën pjesë në premierën e filmit të ri të animuar të Netflix, “Spellbound” në New York.
Muzikali i animuar ndjek një vajzë të re të quajtur Ellian e portretizuar nga Rachel Zegler ndërsa ajo nis një kërkim në botën magjike të Lumbria. Misioni i saj është të thyejë një magji që ka ndarë mbretërinë e saj dhe i ka shndërruar prindërit e saj në monstra, të portretizuar nga Kidman dhe Bardem. Në tapetin e kuq Kidman zbuloi se kishte frikë të këndonte sërish në film.
“Unë jam gjithmonë e frikësuar kur këndoj, por gjithashtu isha shumë e lumtur që munda të isha pjesë e kësaj dhe padyshim që drejtohet nga një grua, gjë që është fantastike, kështu që, unë jam thjesht e lumtur që po argëtohem.”
E teksa Bardem tha se ishte i lumtur që iu kërkua t’i bashkohej kastit, sepse ai kurrë nuk ka bërë një film të animuar më parë ndërsa vlerësoi regjinë e Vicky Jensen.
“Ajo është një regjisore e madhe. Ajo më drejtonte në çdo batutë, qëllim dhe mënyrë për të formuar diçka që nuk e dija se si do të përfundonte, pikërisht si në dizajn.”
Filmi do të nisë transmetimin në Netflix më 22 Nëntor.
Klan News