Endrju Mekpikjs dhe Melisa Gardner, te njohur qysh ne fëmijërinë e hershme, ndodh te takohen te rritur.

Jeta i ka ndare prej vitesh, por gjate kësaj kohe thellësinë shpirtërore e gjejnë përmes letrash: aty ku jetonin ëndrrat për te qene serish bashke.

Përmes këtij komunikimi erdhi për publikun e Teatrit Kombëtar vepra Letra Dashurie e Albert Ramsdell Gurney, një vepër jashtë formatit klasik te teatrit, e inskenuar nga regjisori Kastriot Çipi, nen interpretimin e Neritan Liçaj dhe Julia Ilirianit.

Neritan Liçaj: “Dialog, por ndërkohë që nuk është dhe dialog. Është një lloj monologu me letra të shkruara. Ndjesia është shumë e fortë dhe shumë e bukur. Problemi është që a arrin, dmth ky është problemi që kemi pasur gjatë punës, a do arrijë të përçohet kjo lloj ndjesie që ne përpiqemi të japim tek spektatori. Besoj, me çfarë pamë sot, besoj se po”.

Julia Iliriani: “Më pëlqyen reagimet e publikut, dmth, tregonin që na ndiqnin, që nuk ishin mërzitur, pavarësisht se duket pak e gjatë vetëm me dy personazhe të ulur që nuk bëjnë asgjë, vetëm lexojnë, lexojnë, lexojnë”.

Ndryshe nga skenat teatrale plot gjestikulacone ne këtë pjese, marrëdhënia dashurore ne çift dhe sigurisht fundi i hidhur i saj, mund te përjetohej vetëm përmes imagjinatës dhe përqendrimit tek dy aktoret e ulur qe lexonin korrespondencën e tyre shumëvjeçare./tvklan.al