Premtimet e shteteve për të ulur emetimet e gazeve serrë ende janë shumë larg asaj që nevojitet për të kufizuar ngrohjen katastrofike globale.

Kështu kanë deklaruar Kombet e Bashkuara në të cilën thonë se gazrat serrë janë grumbulluar në atmosferë “më shpejt se çdo herë gjatë ekzistencës njerëzore” në dy dekadat e fundit.

“Premtimet aktuale të botës për klimën do të ulnin vetëm emetimet me 2.6 për qind deri në vitin 2030. Por ato vështirë se barazojnë uljen prej 43 për qind që shkencëtarët thonë se kërkohet për të qëndruar brenda objektivit të Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius”, tha Konventa e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) në vlerësimin e saj vjetor.

Në raport thuhet se planet aktuale kombëtare të klimës janë milje larg asaj që nevojitet për të ndaluar ngrohjen globale që mund të dëmtojë çdo ekonomi dhe të shkatërrojë miliarda jetë. Sipas ekspertëve si pjesë e detyrimeve të tyre në Paris, kombet duhet të dorëzojnë argumente të reja dhe më të forta përpara Shkurtit të vitit të ardhshëm dhe se gjetjet e raportit duhet të shënojnë një pikë kthese.

Suksesi i bisedimeve të klimës COP29 që fillojnë pas dy javësh në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Tashmë ka shenja se temperaturat në rritje po nxisin reagime të rrezikshme që do të rrisin më tej përqendrimet e gazit serrë në atmosferë,thuhet në raport.

Përqendrimet e CO2 tani janë 51% më të larta se nivelet para-industriale, ndërsa metani ,një tjetër gaz i fuqishëm serrë, është 165% më i lartë se në vitin 1750 dhe sipas ekspertëve kjo është një kambanë alarmi për botën.

Klan News