MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos deklaroi se po dhuron 640 milionë Dollarë për organizatat jofitimprurëse në SHBA.

Ajo njoftoi se do t’u shpërndante paratë 361 organizatave të vogla nga më shumë se 6 mijë të tilla që aplikuan për financim.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Scott tha se paratë u ishin dhënë grupeve për punën e tyre të jashtëzakonshme duke u dhënë zë dhe mundësi individëve dhe ndihmuar familjet me vështirësi ekonomike.

Pasuria e saj ka një vlerë neto prej 37.5 miliardë Dollarësh sipas Forbes, e cila e vlerëson atë si gruan e katërt më të pasur në botë, e cila është zotuar të japë gjysmën e pasurisë së saj gjatë gjithë jetës.

Scott ka dhuruar 16.5 miliardë Dollarë që nga divorci me Bezos në vitin 2019. Shumica e parave vijnë nga një aksion prej 4% në Amazon që u përfshi në zgjidhjen e divorcit të saj./tvklan.al