Një nga vajzat që protagonisti i Love Story në TV Klan, Saimiri, zgjodhi të ndajë një bisedë vetëm për vetëm me të, ishte edhe Enxhëll.
Pasi u shërbeu çajin konkurrenteve të tjera në takimin e mëngjesit në oborrin e vilës së tij, ai ndau pak çaste me bukuroshen nga Gjirokastra.
Biznesmeni 33-vjeçar u shpreh se ndihej i zhgënjyer nga intervista e Enxhëll, pasi aty ajo ka theksuar se në “Love Story” ka ardhur për të sfiduar veten.
“Arsyeja përse të thirra që të flisnim pak më nga afër bashkë është sepse kur pashë intervistën tënde, më thënë të drejtën më zhgënjeve pak. Sepse pashë një Enxhëll që thoshte unë kam ardhur këtu për të sfiduar veten dhe për të parë se çfarë dritarje do më hapet. Unë pres nga të gjitha vajzat që janë këtu në program që të jenë të sinqerta dhe të dinë çfarë kërkojnë në jetë”, thotë Saimiri.
Ndërkohë Enxhëll i thotë se fakti që po përjeton një njohje në mënyrë të tillë, në prani të kamerave, është një sfidë për të gjithashtu.
“Normalisht që kjo është një sfidë për mua, është njohja më e veçantë në jetën time. Të njohësh një djalë në televizion normalisht që është sfidë. Jo vetëm sfidë për kamerat, ne jemi duke folur duke u njohur, është më e veçantë dhe më e bukur”, shprehet Enxhëll.
Takimi mes saj dhe Saimirit mbyllet me një përqafim dhe shumë buzëqeshje./tvklan.al