Kamberi: Synojmë deputetin e tretë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë arritur një rezultat të mirë pasi kanë siguruar të paktën dy deputetë në Parlamentin serb. Por, rezultatet e para sipas organizatës së vëzhguesve CESID, thonë se shqiptarët mund të kenë tre deputetë.
Por, gjithçka varet nga përqindjet e fundit në nivel të shtetit. Në Bujanoc, Shaip Kamberi, kreu i listës së shqiptarëve, ka thënë se është i kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare, pavarësisht se partia e tij ka humbur zgjedhjet lokale.
Por, rezultati i shqiptarëve nuk është i qartë, pasi, sipas serbëve, shqiptarët që u bashkuan për Parlamentin serb e kanë humbur qytetin e Bujanocit nga lista e bashkuar e partisë së Aleksandar Vuçiç, e cila ka dalë me një numër votash para Partisë Demokratike të Nagip Arifimit.
Nëse kjo konfirmohet në rezultatin përfundimtar, atëherë shqiptarët mund të udhëheqin vetëm nëse bëjnë koalicion mes tyre tyre dhe refuzojnë atë me listën e serbëve.
Tv Klan