Pak kohë më parë analistët kishin paralajmëruar se zgjedhja e Barack Obamës si president përvese privilegje e kënaqësi do të kishte dhe shumë sakrifica. Një ndër to do të jetë dhe lënia e duhanit, çka do të thotë se ai duhet të përgatitet për ti dhënë fund vesit të 20-vjeçar.

Gjatë një interviste në programin “Meet The Press” në rrjetin televiziv amerikan NBC Obama ka deklaruar se ende nuk ka hequr dorë plotësisht nga pirja e duhanit, por premtoi se kur të shkelë në shtëpinë e Bardhë do ta ketë bërë.

Ai nuk mundi ti rezistojë provokimeve të gazetarit Tom Krokaaq, i cili mundi të marrë prej presidenti të sapo zgjedhur një përgjigje të sinqertë. Barack Obama rrëfeu se edhe pse ka bërë një punë të mirë për gjendjen e tij shëndetësore, nuk ka mundur t’i bëjë ballë 100% tundimit për të ndezur ndonjë cigare gjatë fushatës elektorale. Gjatë kësaj kohe ai monitorohej nga firma e çumçakizave antiduhan, duke bërë që arrinte në premtimin se nuk do të konsumojë duhan në shtëpinë e Bardhë./tvklan.al