Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve është dekoruar me urdhrin “Nënë Tereza” nga Presidenti i Republikës për kontributet në ekonomi e investimet amerikane në Shqipëri. Fondi i investitorëve e amerikanë ditët e fundit realizoi hapjen e degës së Bankës Amerikane të Shqipërisë në Athinë nismë kjo e përshëndetur dhe nga kreu i shtetit Moisiu.

Alfred Moisiu: “Pikërisht kjo i krijon një mundësi shumë të madhe emigrantëve tanë që ndodhen në Greqi që të depozitojnë paratë e tyre dhe mund t’i transferojnë më lehtë këtu në Shqipëri.”
Kryeministri Fatos Nano priti anëtarët e bordit të fondit Shqiptaro-Amerikan për të diskutuar mbi investimet e ardhshme.

“ Dy ditë më parë realizuam hapjen e Bankës Amerikane të Shqipërisë në Athinë të Greqisë. Një gjë e tillë i shërben bankës, por edhe njerëzve që jetojnë atje. Mbi të gjitha ky eveniment është i rëndësishëm për Shqipërinë investimet e së cilës arrijnë të operojnë edhe jashtë kufijve.”

Fondi Shqiptaro-Amerikan i ndërmarrjeve zotëron dhe menaxhon afro 19 lloje investimesh ndër të cilat më të rëndësishëm janë Banka Amerikane e Shqipërisë si dhe aksionet e kompanisë së sigurimeve SIGAL. /tvklan.al