Presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE) Joseph Daul ka deklaruar qartë se negociatat për Shqipërinë do të hapen kur të ketë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

“Aspiratat e Shqipërisë për Bashkimin Europian do të merren seriozisht vetëm kur të zbatohet sundimi i ligjit, pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit.

Krimet nga droga në Shqipëri janë një problem i madh që pengon rrugën e saj. Përpjekjet duhet të bëhen për të luftuar këto krime dhe me transparencë të plotë”, ka shkruar në “Twitter”,

Daul.

Ky mesazh i Presidentit të PPE vjen në një kohë kur në Shqipëri është trazuar situata politike për shkak të dyshimeve mbi implikimin e Saimir Tahirit në trafikun e drogës me bandën e Habilajve.

/tvklan.al