Një muaj pas propozimit nga kryeministri Edi Rama, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e Visho Ajazi Likës si ambasador në NATO.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror dha dorëheqjen nga kjo detyrë, por kreu i shtetit nuk ka vendosur ende për pasuesin e tij.
Kryeministri Rama ka propozuar Helidon Bendon për vendin e kreut të SHISH.
Po sot, Presidenti dekretoi Albana Dautllarin si ambasadore në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Strasburg dhe Igli Hasani, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.
Tv Klan