Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Presidenti Alfred Moisiu:- “Në listën e gjatë të prioriteteve dhe nevojave themelore, që ka vendi dhe qytetarët pa asnjë hezitim, do të rendisja si më kryesoren zgjedhjet lokale të Tetorit. Këto zgjedhje janë testi më i rëndësishëm politik i shtetit dhe i shoqërisë, institucioneve dhe partive politike shqiptare. Ato janë pasaporta e Shqipërisë në rrugën e integrimit, sprova jonë më e madhe. Ka ardhur koha t’i japim fund trafikut dhe pazareve me votën, kur cenon votën e fshehtë, ka cenuar rëndë integritetin politik dhe moral të Shqipërisë. Si president i republikës, jam këtu, për të shprehur vullnetin tim të plotë dhe të pa lëkundur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm politik dhe ligjor, që garantojnë zhvillimin me sukses të zgjedhjeve lokale të Tetorit”./tvklan.al