Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Tragjedia e 9 Janarit vazhdon të lërë hijen e zezë, e për shqiptarët e shkodranët në veçanti është e vështirë të harrohen jetët e humbura në ujërat e Jonit 9 ditë më parë.

Të lutemi për shpirtrat e tyre është thirrja e shpeshtë që u bënë besimtarëve imzot Luciano Agostini, tek celebron meshën e shenjtë të së dielës. Meshë e ngritur për nder të viktimave të tragjedisë së Karaburunit. Në këtë mesh, për të nderuar viktimat, por edhe për të shprehur ngushëllim me ta familjarëve të tyre, ka marrë pjesë edhe Presidenti Alfred Moisiu, si dhe autoritete të tjera politike e administrative.

Ndërkohë që Presidenti Moisiu ka qëndruar shumë pranë me të afërmit e dy të humburve në 9 Janar, Artan Sabrinit 30 vjeçarit nga Rusi dhe Kreshnik Bjeshkës 27 vjeç, të dy ende të pagjetur në ujërat e Jonit. Bashkohem me dhimbjen e familjarëve të këtyre të rinjve, që humbën jetën për një jetë më të mirë. Kjo tragjedi duhet të bëjë edhe shtetin të marrë përgjegjësitë e veta, ka thënë presidenti Moisiu.

Vizitat e presidentit Moisiu kanë vijuar në fshatrat Sheq dhe Sukaj, për të shprehur ngushëllimet familjes Miruku dhe Prenga, për humbjen e njerëzve të tyre./tvklan.al