NISHANINë ditën e dëshmorëve, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi kapiten Feti Vogli i cili ra në krye të detyrës më 20 Shkurt të 2012-ës gjatë një misioni në Afganistan.

Pas luleve tek busti i kapitenit, kreu i shtetit vizitoi edhe familjen e tij. Për Presidentin e Republikës akti i Feti Voglit duhet tu shërbejë si shembull të rinjve.

Tek busti i dëshmorit të atdheut Feti Vogli zhvilluan homazhe edhe shokë e familjarë të tij.

TV KLAN