Në konferencën për shtyp me presidenten e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar është shprehur se viti 2030 është objektivi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Sipas Begajt nuk duhet që të zhgënjehemi nga vendimet e Brukselit, por duhet punuar fort për arritjen e këtij objektivi.

Bajram Begaj: Ballkani Perëndimor mbetet ende një rajon vulnerabël nga aktorët që frymëzohen nga e kaluara për të projektuar një të ardhme që është larg Evropës dhe vlerave demokratike. ‘Zgjerimi 2030’, që doli si produkt i Forumit Strategjik të Bledit, është një provë tjetër konkrete e mbështetjes suaj. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë fort për ta bërë realitet këtë plan.

Ky objektiv u përkrah edhe nga homologia sllovene. Ajo përkrahu SPAKU-n në luftën kundër korrupsionit.

Natasa Pirc Musar: Sllovenia beson se vendi i Ballkanin Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Isha shumë e kënaqur me fjalët e Charles Michel në Bled vitin e kaluar, se Bashkimi Evropian do duhet të pranonte shtetet deri në 2030. Për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur. Më gëzon lufta kundër korrupsionit, SPAK ka besimin tone.

Presidenti Begaj u shpreh se Sllovenia ka mbështetur integrimin europian të vendit, ndërsa trupat e saj ushtarake janë pjesë e KFOR në Kosovë.

Klan News