Plasticitet i natyrshëm, fraza të fuqishme dhe bazë e ngrohtë ishin tre elementët që Adi Krasta veçoi te performanca e Rigersës në natën e pestë të “X Factor Albania” në Tv Klan. Vërejtja e tij e vetme, tepër miqësore theksoi, ndaj mentorëve e trajnerëve, është shpejtësia në përzgjedhjen e materialit.

Krasta zbuloi se i ka ngarkuar një detyrë jo të lehtë Rigersës në javët në vazhdim sepse e sheh si “pretendenten më të rëndësishme për të fituar”.

Adi Krasta: Çfarë detyre, ka mundësi ta thuash ti, ta ndajmë ne të dy miqësisht, çfarë detyrë të thashë unë ty sot para se të futeshim në program?

Alketa Vejsiu: Çfarë detyre të dha?

Adi Krasta: Se duhet përdorur termi i duhur, po nuk e përdore termin e duhur do të ndërhyj unë pastaj.

Alketa Vejsiu: Gjej një sinonim të përshtatshëm.

Adi Krasta: Unë i thashë Rigersës që është pretendentja më e rëndësishme për të fituar këtë   konkurs, do të futesh një javë rresht dhe jo ta dëgjosh, do ta studiosh Minën, do ta studiosh çdo  këngë, çdo lëvizje, çdo lidhje ‘bridge’, çdo element tjetër do ta studiosh me laps. Pse? Sepse atë element prej fitueseje që ti ke, ke nevojë ta çosh fillimisht në finale. Performanca e sotme ishte performancë shumë e mirë!/tvklan.al