Prezantohen 6 projektet për Portin e Durrësit. Instituti i Studimeve të Transportit si dhe Autoritetet Portuale duket se kanë zgjedhur variantin 10 A për të përcaktuar ardhmërinë e Portit të ri të Durrësit i cili do të shtrihet në lindje të portit aktual . Ky variant, sipas pjesëmarrësve, jo vetëm ofron zgjidhje optimale të infrastrukturës, superstrukturës dhe sigurisë, por edhe ka një kosto të përballueshme prej 5.6 miliardë lekësh.
“Kapaciteti është nga 0.8 milionë deri në 1.2 milionë karburante të llojeve të ndryshme përfshirë naftë, benzinë, vajgur edhe solar. Në vitin 2011 ëshë parashiku për 100 000 ton solar.”
Por zbatimi i këtij projekti pengohet nga depozitat e karburantit, të cilat ndodhen ende në këtë zonë, ndonëse prej vitesh flitet për zhvendosjen totale të tyre drejt Bishtit të Pallës. Fondi për hartimin e 6 projekteve në fjalë prej 42 milionë lekësh u akordua nga Autoritetet Portuale të Durrësit. /tvklan.al