Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vizituar në Klos një nga tre shkollat që i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë sipas parametrave të efiçencës së energjisë.
Pjesë e projektit është edhe vendosja e kaldajës për ngrohjen qendrore të godinës, si dhe vendosja e paneleve fotovoltaike.
Nga Shkolla e Mesme e Bashkuar, Balluku theksoi se edhe me mbështetjen e partnerëve do të vijojnë ndërhyrjet edhe në shkollat e tjera të vendit.
“Sigurisht duke pasur gjithmonë parimin që këto paketa duhet të shpenzohen në ndërtesa shtetërore, siç janë shkollat, kopshtet apo spitalet, që ne kemi ndërhyrë edhe në spitale, konvikte, siç është rasti i KFW-së për të gjitha konviktet që është duke bërë.”
Në Xibër të Klosit janë më shumë se 100 nxënës që tashmë kanë kushte shumë të mira e të sigurta.
Tv Klan