“Shprehje e hakmarrjes primitive të një njeriu të pazhvilluar nga aspekti ligjor që udhëhiqet nga instinktet hakmarrëse politike”, kështu e ka quajtur Argita Malltezi vendimin për masën “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës për dosjen “Partizani”.

Komentin lidhur me këtë çështje, Argita Malltezi e dha pasi doli nga ambientet e SPAK ku u thirr pas kallëzimit të Irena Gjokës lidhur me një deklaratë të vajzës të kryedemokratit e cila është shprehur se “gjyqtarja është korruptuar me 500 mijë Euro”.

Pyetje: Duke qenë se është hera e parë që prononcoheni pas vendimit të 3 Janarit, lidhur me vendosjen e një mase sigurie ndaj Berishës, si e komentoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit?

Argita Malltezi: Një vendim primitiv, flas si juriste në radhë të parë, tamam një shprehje e primitivitetit hakmarrës politik. Ajo masë që mori, absolutisht nuk mund ta kishte marrë. Unë përmbahem për të hyrë në detaje ligjore sepse publiku ndoshta humb interesin, edhe vetë çështja nëse kishte kompetencë gjyqtari i Apelit në këtë fazë të vendoste mbi këtë masë është e diskutueshme. Ajo ishte një shprehje e hakmarrjes primitive të një njeriu të pazhvilluar nga aspekti ligjor, por që udhëhiqet nga instinktet hakmarrëse politike.

/tvklan.al