Argita Malltezi është thirrur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me kallëzimin që gjyqtarja Irena Gjoka ka bërë në drejtim të saj referuar deklaratës së bërë nga vajza e kryetarit të PD, e cila ka thënë se gjyqtarja është korruptuar me 500 mijë Euro.
Pas daljes nga ambientet e SPAK ku qëndroi rreth 30 minuta, Argita Malltezi është shprehur se Irena Gjoka ka falsifikuar aktet zyrtare teksa ka shtuar se kjo është një tentativë për të larë fytyrën e gjyqtares.
Argita Malltezi: Irena Gjoka ka falsifikuar aktet zyrtare, kanë thënë kanë ndryshuar ligjin. Të gjitha kanë akte falsifikimi me pasoja të rënda. Pyetja në thelb kishte një standard të një drejtësie të kapur nga grupet kriminale. Unë pyeta a e disponon SPAK një video të tillë të një gazetari të larguar nga Shqipëria. Unë nuk e disponoj. SPAK të na sqarojë a ekziston apo nuk ekziston. SPAK ndoshta dhe nuk ka mundësi të thotë se ajo video nuk ekziston. Tentativa për të larë fytyrën e Irena Gjokës, një tentativë e dështuar.
Pyetje: A keni paraqitur prova për Irena Gjokën?
Argita Malltezi: Unë i jam referuar shkrimeve mediatike. SPAK t’i kërkojë dhe të gjejë vetë. Përsa i përket veprave të tjera të Irena Gjokës, unë kam bërë kallëzim penal, SPAK ka vendosur mbylljen e procedimit.
Pyetje: Për cilin gazetar bëhet fjalë?
Argita Malltezi: Mund të bëhet fjalë për X apo Y gazetar. SPAK kishte mundësi të përgjigjej nëse donte. Ka qenë një pyetje që nuk cënonte hetimin nëse SPAK jepte një përgjigje për publikun.
Argita Malltezi është shprehur se është thirrur në SPAK si një person që mund të ketë dijeni mbi rrethanat e hetimit.
Pyetje: A keni besim që SPAK të shkojë në zbërthimin e hetimit?
Argita Malltezi: Pavarësisht se e ka nisur procedimin me kallëzimin e gjyqtares në fjalë. A e bën ky institucion këtë gjë… Lideri i opozitës ka qëndruar 1 vit në arrest pa asnjë shkelje ligjore. Jamarbër Malltezi është sot në arrest sepse ka marrë tokën e tij në përputhje me çdo ligj siç e kanë marrë edhe 300 trashëgimtarë.
/tvklan.al