Pas kryeministrit Justin Trudeau është një tjetër emër i njohur i cili është fans i këngëtares Tejlwr Swift dhe ai është princi William.
Turneu i saj në Londër ka qenë një sukses i madh dhe ka tërhequr mijëra fansa por shumë pak do u shkonte mendja që në mesin e të pranishmëve në stadiumin Wembley të ishte princi i Uellsit.
Në një video që po bën xhiron e TikTok, Princi William mund të shihet duke kërcyer në ritmet e këngës “Shake it Off”.Video është bërë virale, duke tejkaluar 85,000 pëlqime në vetëm tre orë.
I veshur thjesht, Princi William e ka shijuar në maksimum performancën e yllit të muzikës pop pa u shqetësuar për praninë e shumë personave të tjera që ishin në stadium.
Klan News