Ligji i ri për ndalimin e mediave sociale po gjen mbështetje nga shumë prindër në Australi.
Mes tyre është edhe Ali Halkic, djali i të cilit kreu vetëvrasje në 2009 në moshën 17-vjecare pas bullizmit që përjetoi në mediat sociale.
Për Reuters nga Melburni, Halkic thotë se nëse mediat sociale do të ishin ndaluar që në 2009, djali i tij do të ishte gjallë sot.
“Një nga gënjeshtrat më të mëdha në jetë që kam mësuar është se njerëzit thonë se do të shërohesh me kalimin e kohës. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua që nga dita që ndodhi, është thjesht një gjë e tmerrshme, ai meritonte të jetonte por për fat të keq ngacmimet që mori në rrjetet sociale e lodhën aq shumë sa fatkeqësisht e vetmja rrugëdalje që ai shihte ishte ti jepte fund jetës”.
Pasi djali i tij kreu vetëvrasje, Ali krijoi Bully Zero, një organizatë jofitimprurëse që edukon prindërit, mësuesit dhe fëmijët mbi dëmet e mediave sociale në shkollat anembanë Australisë.
Me ligjin e ri, gjigandët e teknologjisë nga pronari i Instagramit dhe Facebookut, Meta, tek TikTok, duhet të marrin masa të ndalojnë të miturit që të kenë akeses ose përndryshe të përballen me gjoba deri në 32 milionë Dollarë.
Klan News