Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vala e prishjes së kioskave nuk është harruar. Ajo tashmë është shtrirë edhe tek lokalet disa katshe, po në qendër po larg atyre të Parkut Rinia. Dita e pestë e lajmërimit të prishjeve nga policia ndërtimore ka nxjerr në pah duart punëtore të pronarëve. Të gjitha lokalet duke filluar nga më e vjetra Bar Amerika, e në vazhdim të saj janë përfshirë në aksion mbledhje të pajisjeve.
Tre vëllezrit Frashëri do të shohin një tjetër pamje tashmë. Gjithsesi më të prekur ndihen ata që ndërtesat e tyre kanë kushtuar më shumë. Tashmë do të kemi një qendër dhe sheshin “Nënë Tereza”, të pastruar nga kioskat, por që nuk dihet ende projekti i zëvendësimit të tyre./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti