Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kjo është pamja e qendrës Tiranë. Vendin e lulishteve të dikurshme e zunë kioskat. Trotuaret po ashtu me shitësa ambulantë. Por aksioni më i suksesshëm anti-kioskë është shënuar vetëm këtë vit, duke synuar të sjell kështu, pamjen e Tiranës së hershme me shumë pastërti dhe rregullsi në urbanistikë.

Ka mëse një javë që kur është ndërrmarë shkulja e lokaleve përpara  parlamentit dhe akoma nuk shihet ndryshim. Gërmadhat e dyqaneve janë po aty. Shteti i cili nënshkroi prishjen duhet ti nënshtrohet dhe pastrimit të tyre. Tashmë në vendin e prishjeve ngrihen të tjera dyqane veshjesh pa mure më të lehta për tu zhvendosur ndaj një urdhëri të ri./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti